Pasioni, qëllimi dhe dëshira ndaj notit na bëjnë këta që jemi – një ekip i dedikuar për të ndihmuar të gjithë pasionantët e rinj.
Programi ynë
– Mësime për të gjitha grupmoshat
– Trajnerë të kualifikuar
– Ambient bashkëkohor dhe komod
– Përgatitje profesionale për garë
– Mirëqenie fizike dhe shëndetësore
Anëtarësohu
Si një ekip që jemi, përpiqemi të ofrojmë një mirëpritje të ngrohtë për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen me ne dhe që e gjejnë veten në një klub si i yni.
Na kontaktoni për t’u bërë pjesë e rrugëtimit drejt arritjes së qëllimeve sportive të përbashkëta.
RRETH KLUBIT
Klubi i notit Ferizaj është themeluar me datë 07/08/2019 fillimisht si shkollë e notit e pas një viti me aktivitete të parapara me statut të Federatës së Notit , është pranuar si klub i notit me të drejta të barabarta si klubet e tjera!
Ky klub është një ndër pikat kyçe të aktiviteteve sportive në qytetin e Ferizajit, i cili ofron trajnime për antarët e klubit, si qëllim për pjesëmarrje në gara të ndryshme që organizohen në këtë sport. Përmes stërvitjeve të rregullta në ujë, noti si sport ofron edhe mirëqenie fizike dhe shëndetësore në përgjithësi.
Misioni Ynë
Misioni ynë është të krijojmë një ambient gjithëpërfshirës për zhvillimin e notit, ku çdo individ mund të anëtarësohet dhe të arrijë potencialin e tij të plotë. Ne promovojmë ekselencën në not përmes trajnimit profesional dhe përkushtimit ndaj sportivitetit, integritetit dhe zhvillimit personal.
RRETH NESH
ORARET
AKTIVITETET
LAJMET
AKTIVITETET E FUNDIT
No Posts Found!
Klubi i Notit Ferizaj
“Noti është një SPORT, çdo gjë tjetër është thjeshtë një LOJË”.